Votat e kandidatëve të VV-së së Suharekës në fshatin Mushtisht

14.10.2019

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të dal partia e katërt në Komunën e Suharekës me 16,71% të votave. E para doli Lidhja Demokratike e Kosovës me 36,33% ndërsa e dytë doli koalicioni 100% AAK-PSD me 20,86% dhe e treta Partia Demokratike e Kosovës me 17,45%. Këto shifra dolën pas rezultateve preliminare të KQZ-së për Komunën e […]

Votat e kandidatëve të VV-së së Suharekës në fshatin Mushtisht Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të dal partia e katërt në Komunën e Suharekës me 16,71% të votave.

E para doli Lidhja Demokratike e Kosovës me 36,33% ndërsa e dytë doli koalicioni 100% AAK-PSD me 20,86% dhe e treta Partia Demokratike e Kosovës me 17,45%.

Këto shifra dolën pas rezultateve preliminare të KQZ-së për Komunën e Suharekës, pas numërimit të 100% të votave të rregullta.

Suhareka Online mëson se në fshatin Mushtisht të kësaj komune kandidatët e Vetëvendosjes dega Suharekë kanë marrë këto vota: Drita Kabashi 67 vota, Liridon Fandaj 40 vota, Salih Zyba 153 vota.