Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të dal partia e dytë në qytetin e Ferizajt, pas Vetëvendosjes.
Në Ferizaj kandidatët e PDK-së së Suharekës kanë marrë këto vota: Enver Hoxhaj 410 vota, Ramë Vataj 109 vota, Besa Kuqi 41 vota dhe Florim Kryeziu 44 vota.
Kujtojmë se procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 6 tetorit tashmë ka përfunduar. Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka mbetur vetëm që të bëjë procesimin e rezultatet të fundit në web faqe.
Se numërimi ka përfunduar e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
Elezi ka sqaruar në detaje se përse në web faqen e KQZ-së, figuron ende kjo përqindje pavarësisht përfundimit të numërimit.