Votat e kandidatëve të LDK-së së Suharekës në Prizren

09.10.2019

Në Komunën e Prizrenit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e treta me 19,23% në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve preliminare të shpallura nga KQZ-ja. Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 26,38% të votave ndërsa Partia e dytë doli Partia Demokratike e Kosovës me 21,80% të votave. Këto shifra dolën pas […]

Votat e kandidatëve të LDK-së së Suharekës në Prizren Foto: Ilustrim

Në Komunën e Prizrenit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e treta me 19,23% në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve preliminare të shpallura nga KQZ-ja.

Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 26,38% të votave ndërsa Partia e dytë doli Partia Demokratike e Kosovës me 21,80% të votave.

Këto shifra dolën pas rezultateve preliminare të KQZ-së për Komunën e Prizrenit, pas numërimit të 100% të votave të rregullta.

Kësisoj, partia e Isa Mustafës arriti të marrë 12340 vota – 19,23%.

Nga 12340 vota në Istog kandidatët e LDK-së së Suharekës kanë marrë këto vota: Ardian Shala 551 vota, Bexhet Kuçi 132 vota dhe Shqipe Ramaj 113 vota.