Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të dal partia e tretë në komunën e Kaçanikut.
E para doli Lëvizja “Vetëvendosje” ndërsa e dyta Partia Demokratike e Kosovës.
Këto shifra dolën pas rezultateve preliminare të KQZ-së për Komunën e Kaçanikut, pas numërimit të 100% të votave të rregullta.
Kësisoj, partia e Isa Mustafës arriti të marrë 2.416 vota – 16,52%.
Nga 2416 vota në Kaçanik kandidatët e LDK-së së Suharekës kanë marrë këto vota: Ardian Shala 34 vota, Bexhet Kuçi 7 vota dhe Shqipe Ramaj 15 vota.