Votat e kandidatëve të LDK-së së Suharekës në Istog

09.10.2019

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të dal partia e parë në komunën e Istogut. E dyta doli koalicioni AAK-PSD me 18,57% të votave ndërsa e treta Lëvizja “Vetëvendosje” me 12,87% të votave. Ndërsa e katërta doli Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në krye me Kadri Veselin me 12,76% të votave. Këto shifra dolën pas […]

Votat e kandidatëve të LDK-së së Suharekës në Istog Foto: Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të dal partia e parë në komunën e Istogut.

E dyta doli koalicioni AAK-PSD me 18,57% të votave ndërsa e treta Lëvizja “Vetëvendosje” me 12,87% të votave.

Ndërsa e katërta doli Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në krye me Kadri Veselin me 12,76% të votave.

Këto shifra dolën pas rezultateve preliminare të KQZ-së për Komunën e Istogut, pas numërimit të 100% të votave të rregullta.

Kësisoj, partia e Isa Mustafës arriti të marrë 8,350 vota – 45,84%.

Nga 8350 vota në Istog kandidatët e LDK-së së Suharekës kanë marrë këto vota: Ardian Shala 22 vota, Bexhet Kuçi 7 vota dhe Shqipe Ramaj 7 vota.