Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të dal partia e parë në komunën e Fushë Kosovës.

E dyta doli Lëvizja Vetëvendosje me 29,31% të votave ndërsa e treta Partia Demokratike e Kosovës me 18,29% të votave.

Këto shifra dolën pas rezultateve preliminare të KQZ-së për Komunën e Fushë Kosovë, pas numërimit të 100% të votave të rregullta.

Kësisoj, partia e Isa Mustafës arriti të marrë 5,275 vota – 30,80%.

Nga 5275 vota në Fushë Kosovë kandidatët e LDK-së së Suharekës kanë marrë këto vota: Ardian Shala 31 vota, Bexhet Kuçi 21 vota dhe Shqipe Ramaj 22 vota.