Votat e kandidatëve të LDK-së së Suharekës në fshatin Vraniq

15.10.2019

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të dal partia e parë në Komunën e Suharekës me 36,33% të votave. E dyta doli koalicioni 100% AAK-PSD me 20,86% ndërsa e treta doli Partia Demokratike e Kosovës me 17,45% dhe e katërta doli Lëvizja Vetëvendosje me 16,71% të votave. Këto shifra dolën pas rezultateve preliminare të KQZ-së […]

Votat e kandidatëve të LDK-së së Suharekës në fshatin Vraniq Foto: Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të dal partia e parë në Komunën e Suharekës me 36,33% të votave.

E dyta doli koalicioni 100% AAK-PSD me 20,86% ndërsa e treta doli Partia Demokratike e Kosovës me 17,45% dhe e katërta doli Lëvizja Vetëvendosje me 16,71% të votave.

Këto shifra dolën pas rezultateve preliminare të KQZ-së për Komunën e Suharekës, pas numërimit të 100% të votave të rregullta.

Suhareka Online mëson se në fshatin Vraniq të kësaj komune kandidatët e LDK-së së Suharekës kanë marrë këto vota: Ardian Shala 361 vota, Bexhet Kuqi 89 vota dhe Shqipe Ramaj 222 vota.