Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të dal partia e parë në Komunën e Suharekës me 36,33% të votave.

E dyta doli koalicioni 100% AAK-PSD me 20.86% ndërsa e treta Partia Demokratike e Kosovës me 17,45% dhe e katërta Lëvizja Vetëvendosje me 16.71%.

Ndërsa në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës në vendvotimin 2431A, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arriti të dalë partia e dytë me 109 vota.

Këto shifra dolën pas rezultateve preliminare të KQZ-së për Komunën e Suharekës, pas numërimit të 100% të votave të rregullta.

Suhareka Online mëson se nga 109 vota në fshatin Tërrnje të kësaj komune kandidatët e LDK-së dega Suharekë kanë marrë këto vota: Ardian Shala 77 vota, Bexhet Kuçi 29 vota dhe Shqipe Ramaj 27 vota.