08.10.2019, 21:57

Votat e kandidatëve të AAK-së së Suharekës në fshatin Tërrnje

Koalicioni 100% AAK-PSD ka arritur të dal partia e dytë në komunën e Suharekës me 20,87% të votave.

E para doli Lidhja Demokratike e Kosovës me 36.33% ndërsa e treta Partia Demokratike e Kosovës me 17,45% dhe e katërta Lëvizja Vetëvendosje me 16.71%.

Ndërsa në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës në vendvotimin 2431A, koalicioni AAK-PSD arriti të delë fituese me 143 vota.

Këto shifra dolën pas rezultateve preliminare të KQZ-së për Komunën e Suharekës, pas numërimit të 100% të votave të rregullta.

Kësisoj, partia e Ramush Haradinajt në Suharekë arriti të marrë 5411 vota – 20,86%.

Suhareka Online mëson se nga 143 vota në fshatin Tërrnje të kësaj komune kandidatët e AAK-së dega Suharekë kanë marrë këto vota: Burim Ramadani 103 vota, Albena Reshitaj 98, Blerim Kuçi 93 vota dhe Idriz Selimaj 93 vota.

LEXO EDHE:  Në Kosovë gjendet mangësi në sistemin e kontrollit dhe monitorimit të derivateve të naftës
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.