07.11.2019, 12:02

Votat e kandidatëve për kryeministra, kjo është distanca mes Albin Kurtit e Vjosa Osmanit

Sot janë publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve  të parakohshme të 6 tetorit.

Po ashtu, janë publikuar edhe votat e secilit kandidat për kryeministër, teksa shihet se kandidati i VV-së, Albin Kurti ka marrë shumicën e votave, shkruan lajmi.net.

Albin Kurti kandidat nga VV ka marrë 183 mijë e 868 vota.

Vjosa Osmani, kandidate nga LDK ka marrë 176 mijë e 188 vota.

Kadri Veseli, kandidat nga PDK ka marrë 146 mijë e 763 vota.

Ramush Haradinaj, kandidat nga AAK ka marrë 75 mijë e 917 vota.

LEXO EDHE:  Rritet niveli i zbulueshmërisë të vrasjeve në Kosovë
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.