Vodhi në një market në Suharekë dhe sulmoi fizikisht dy punëtor të sigurimit, i dyshuari arrestohet nga policia

18.01.2023

Rastet e vjedhjeve kohëve të fundit kanë filluar të rriten, fenomen ky i cili ngjallë pasiguri tek qytetarët dhe vazhdon të mbetet sfidë për institucionet e vendit. Një rast i vjedhjes është raportuar të martën në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline. Sipas burimeve bëhet e ditur se një person i dyshuar ka kryer vjedhjenë […]

Vodhi në një market në Suharekë dhe sulmoi fizikisht dy punëtor të sigurimit, i dyshuari arrestohet nga policia Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve kohëve të fundit kanë filluar të rriten, fenomen ky i cili ngjallë pasiguri tek qytetarët dhe vazhdon të mbetet sfidë për institucionet e vendit.

Një rast i vjedhjes është raportuar të martën në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Sipas burimeve bëhet e ditur se një person i dyshuar ka kryer vjedhjenë një market dhe pastaj ka sulmuar fizikisht dy punëtor të sigurimit.

Si pasojë e sulmit fizik, dy viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari për vjedhje është arrestuar nga policia si dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.