Vjosa Osmani: Të fuqizohet bashkëpunimi ndërinstitucional në përballimin e pandemisë

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se duhet të ketë fuqizim të bashkëpunimit ndërinstitucional në përballimin e pandemisë.

Kryetarja Osmani potencoi se menaxhimi i situatës me pandeminë duhet të jetë fokus i gjithë spektrit politik dhe se bashkërendimi i nivelit lokal me atë qendror me qëllim të ndërmarrjes së hapave konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të vihet në funksion të tejkalimit të kësaj situate.

Zonja Osmani ka ftuar qytetarët të përmbahen nga daljet e panevojshme dhe t`i respektojnë masat e kërkuara nga institucionet e vendit.

RAPORTO