Vjosa Osmani: Sulmet me vezë nuk mund ta ndalin vendosmërinë që ta çojmë Kosovën përpara

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit me vezë që iu bë mëngjesin e sotëm zëvendëskryeministrit, Avdullah Hotit.

Kryekuvendarja Osmani ka thënë se vendimt e qeverisë përfshirë edhe taksën nuk mund të ndalen me vezë.

“Tarifa nuk është çështje vezësh. Është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës”.

“As sulmet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta qojmë Kosovën përpara”, ka shkruar Osmani në Facebook.

RAPORTO