Vjosa Osmani optimiste për koalicionin LDK-VV

22.01.2020

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje (LVV) duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Bisedimet mes VV-së e LDK-së kishin filluar qysh në përfundim të zgjedhjeve duke përafruar planprogramin […]

Vjosa Osmani optimiste për koalicionin LDK-VV Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje (LVV) duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Bisedimet mes VV-së e LDK-së kishin filluar qysh në përfundim të zgjedhjeve duke përafruar planprogramin dhe më pas takimet mes dy liderëve të këtyre partive politike, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani përsëri është shprehur optimiste për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

Vjosa Osmani ka thënë se në mbledhjen që është mbajtur dje, nuk është propozuar asnjë plan B, por vetëm mundësia që të lidhin koalicon këto dy parti.

“Në kryesi të LDK-së dje është përcaktuar që LDK-ja negocion vetëm me VV-në për qeveri të ardhshme dhe askush nuk ka propozuar opsione te tjera dhe kemi çart që në asnjë mënyrë nuk kemi opsion B dhe ky është i vetmi që ne punojmë”.

“Në mbledhje nuk ka pas kundërshtime sepse në të njëjten kohë nuk do të ishte diçka e mirë për vendin”, ka thënë Osmani.

“Kemi diskutuar shumë gjëra dhe konkludimi i përbashkët ka qenë qe një periudhë të shkurtër kohore të arrihet marrëveshja me VV-në dhe që të eliminohen keqkuptimet që janë krijuar deri më tani dhe të arrihet marrëveshja dhe të lihen anash fajësimet”.

“Ne jemi të interesuar që të kthehemi në tavolinë të diskutimeve dhe propozimet qe ka bërë LDK-ja kanë qenë me synim të arritjes së marrëveshjes sepse propozimet nuk kanë qenë për ngërç por për marrëveshje”, ka thënë ajo.