Vjosa Osmani: Opozita po bën propagandë, do të dështojë

03.02.2020

Sot po mbahet seanca plenare për hudhjen në votim Qeverinë e propozuar nga Albin Kurti. Derisa kanë mbajtur fjalime deputetët kryesisht të opozitës, ata kanë hedhur akuza kryesisht ndaj Kurtit dhe VV-së. Ndërsa tashmë deputetët e Kuvendit kanë shkuar në pauzë një orëshe, ku deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur para gazetarëve. Ajo ka […]

Vjosa Osmani: Opozita po bën propagandë, do të dështojë Foto: Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani

Sot po mbahet seanca plenare për hudhjen në votim Qeverinë e propozuar nga Albin Kurti.

Derisa kanë mbajtur fjalime deputetët kryesisht të opozitës, ata kanë hedhur akuza kryesisht ndaj Kurtit dhe VV-së.

Ndërsa tashmë deputetët e Kuvendit kanë shkuar në pauzë një orëshe, ku deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur para gazetarëve.

Ajo ka thënë se fjalimet e opozitës janë propagandë e tyre, duke thënë se me këtë qasje do të dështojë.

“Konsideroj se është diskutim normal opozitar edhe pse nganjëherë kalon në fyerje të panevojshme, megjithatë besoj se ata kanë marrë një detyrë për të krijuar një lloj hutie tek qytetarët përmes propagandës, por që detyrë që absolutisht do të dështojnë. Çka është e rëndësishme për ne që kemi fituar mandat për të qenë këtu është që sot të kemi votim të suksesshëm të qeverisë së Kosovës dhe menjëherë të vazhdojmë me shpalosjen e programit qeveritar”, ka thënë ajo.

Ajo ka komentuar edhe rastin e Konjufces, për te cilën ka thënë se nuk ka nevojë të japë dorëheqje.

“Sa i përket dorëheqjes së Konjufcës, ai do të largohet pasi të zgjidhet si ministër, sipas dispozitave kushtetuese ai nuk ka nevojë të jap dorëheqje sepse automatikisht mandati i tij si deputet përfundon në momentin që votohet si anëtar i kabinetit qeveritar”, ka thënë ajo.