Vjosa Osmani: Nuk bashkëpunojmë me PAN-in për ta shkarkuar Konjufcën

17.01.2020

Bisedimet për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kishin rifilluar javën e kaluar, por ende nuk është arritur koalicioni mes këtyre dy subjekteve politike. Më 15 janar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ia kishte bërë një ofertë Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje, duke kërkuar Kryetarin e Kuvendit deri në […]

Vjosa Osmani: Nuk bashkëpunojmë me PAN-in për ta shkarkuar Konjufcën Foto: Ilustrim

Bisedimet për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kishin rifilluar javën e kaluar, por ende nuk është arritur koalicioni mes këtyre dy subjekteve politike.

Më 15 janar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ia kishte bërë një ofertë Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje, duke kërkuar Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët. Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për President të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja.

Por, dje Lëvizja Vetëvendosje i dërgoi një letër Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku thuhet se ne nuk mund të kthehemi para 26 dhjetorit 2019, kur e keni refuzuar ofertën time për kryeparlamentar të LDK-së.

Po ashtu Kurti në atë letër drejtuar Mustafës kishte shkruar se unë nuk mund të ju ndihmoj që ta shkarkoni Glauk Konjufcën.

Rreth kësaj çështje ka folur edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ku ajo tha se nuk do të pranojmë të bëhemi bashkë me PAN-in për ta shkarkuar Glauk Konjufcën nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

Po ashtu Osmani është shprehur optimiste në arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen për koalicion qeverisës.