Pas lidhjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë ndoshta më vonë do të diskutohet për emrat e ministrave në Qeverinë Kurti, raporton Ekonomia Online.

“Sot do të diskutohet vetëm për arritjen e marrëveshjes ndoshta më vonë edhe për emrat ne ekzekutiv dhe legjislativ. Nesër temë do të jetë vetëm zgjidhja e kryeministrit dhe të fillohet me punë për të mirën e qytetarëve”, tha ajo.