Veteranë të rremë Vjosa Osmani: Do t’i ndalim pensionet e veteranëve të rremë të UÇK-së

Nënkryetarja e LDK-së njëherish edhe kanidatja për kryeministre nga radhët e kësaj partie, Vjosa Osmani gjatë një interviste për auastrikane der Standard ka thënë se Republika e Kosovës është e gatshme që të finalizojë marrëveshjen me shtetin e Serbisë, por jo me ndryshim të kufijve.

Osmani pasi tha se Kosova është e gatshme për arritje të një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por nuk do të pranojmë shkëmbim të territorëve, ndarje të Kosovës ose edhe lloje të tjera të ndryshme të kufijve.

“Kosova është e gatshme të arrijë një marrëveshje përfundimtare , por  nuk do të pranonim absolutisht shkëmbim të territoreve, ndarje të Kosovës, ose lloje të tjera të ndryshimeve të kufijve, pasi kjo nuk do të rrezikonte vetëm integritetin territorial të Kosovës, por edhe shtetësinë e saj. Sepse territori është një nga elementët kryesorë të shtetësisë. Ne e kemi luftuar këtë ide për dy vjet e gjysmë të fundit:, ka thënë Osmani.

Po ashtu ajo ka deklaruar se në rast se arrihet koalicioni LVV-LDK për bashkëqeverisje, atëherë do t’i hetojnë të gjithë zyrtarët, madje duke filluar nga sistemi i drejtësisë, ku përfshihen Policia si dhe shërbimet sekrete.

Osmani tha se si rezultat, nëse krijojmë një sistem gjyqësor që është i lirë dhe i pavarur nga ndikimi politik dhe kriminal, nëse kemi një forcë policie dhe një shërbim inteligjence që janë profesionistë dhe të pavarur, atëherë unë besoj se kemi bërë ndryshimin më të madh në historinë e vendit tonë. Është parakushti për gjithçka tjetër, qoftë zhvillimi ekonomik, shëndetësia apo arsimi.

Po ashtu ajo ka folur edhe për pensionet e veteranëve të rremë të luftës së UÇK-së, e cila tha se do t’ua ndalim pensionet veteranëve gënjeshtarë.

“Nuk do t’ua ndalojmë pensionet veteranëve, por pensionet e gënjeshtarëve. Ky vend nuk mund të zhvillohet duke mashtruar. E dimë se sa e vështirë dhe e rrezikshme mund të jetë, por shumë më e vështirë dhe më e rrezikshme për vendin dhe qytetarët tanë është që të mos bëjmë asgjë për këtë çështje. S’na kanë zgjedhur për t’u ulur e shikuar e as për t’u frikësuar nga zemërimi. Na kanë zgjedhur sepse populli në Kosovë besoi se një gjeneratë krejtësisht e re politikanësh mund të jetë mundësi e mirë për të adresuar këto çështje”, deklaroi Osmani.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.