Vjosa Osmani dhe Bowman biseduan për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi

05.09.2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ambasadorin kanadez Alan Bowman, ku është biseduar për situatën aktuale me pandeminë Covid-19 dhe menaxhimin e saj. Kryetarja Osmani ka falënderuar ambasadorin Bowman për mbështetjen në këtë proces, fokusimin në fuqizimin e rolit të gruas si dhe mbështetjen ndaj kategorive të margjinalizuara. […]

Vjosa Osmani dhe Bowman biseduan për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi Foto: Ilustrim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ambasadorin kanadez Alan Bowman, ku është biseduar për situatën aktuale me pandeminë Covid-19 dhe menaxhimin e saj.

Kryetarja Osmani ka falënderuar ambasadorin Bowman për mbështetjen në këtë proces, fokusimin në fuqizimin e rolit të gruas si dhe mbështetjen ndaj kategorive të margjinalizuara.

Sipas një komunikate të Kuvendit, në këtë takim u bisedua edhe për situatën aktuale politike në vend dhe rolin e Kuvendit të Kosovës në këto zhvillime.

Kryetarja Osmani e ka njoftuar ambasadorin Bowman lidhur me punët e planifikuara në agjendën e Kuvendit për sesionin vjeshtor, si dhe për mundësinë e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

U theksua rëndësia e diplomacisë parlamentare, si dhe u diskutua edhe zhvillimet e fundit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.