Vjen ftesa e radhës nga Gjykata Speciale

21.01.2020

Gjykata Speciale si në vitin që lamë pas edhe këtë vit ka filluar punën e saj intensive duke ftuar për intervistim shumë persona nga Kosova, ku vetëm në vitin 2019 rreth 250 persona u ftuan për intervistim. Një ftesë të tillë e ka marrur edhe Selim Krasniqi, ku do të paraqitet në Hagë më 6 […]

Vjen ftesa e radhës nga Gjykata Speciale Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale si në vitin që lamë pas edhe këtë vit ka filluar punën e saj intensive duke ftuar për intervistim shumë persona nga Kosova, ku vetëm në vitin 2019 rreth 250 persona u ftuan për intervistim.

Një ftesë të tillë e ka marrur edhe Selim Krasniqi, ku do të paraqitet në Hagë më 6 shkurt dhe se do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në këto momente pranova ftesën nga zyra e Prokurorisë së Specializuar, për tu paraqitur në Hagë më: 06 02 2020, në cilësinë e të dyshuarit! Krenar me luftën e UÇK-ves, kontributin tim dhe familjarëve të mi dhe gjakun e derdhur për Liri. Lavdi gjithë të rënëve për Liri. SK”, ka shkruar ai.