Vjen ftesa e radhës nga Gjykata Speciale për ish-ushtarin e UÇK-së

08.02.2020

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhylbehar Arifaj, është i ftuari i rradhës nga Prokurori Special në Hagë. Arifaj ishte ushtar në Zonën Operative 125 të Pashtrikut. Arifaj tha se ftesën e ka marrë para dy javësh në cilësinë e dëshmitarit. Me datë 14 shkurt të këtij viti Arifaj, ka thënë se do të […]

Vjen ftesa e radhës nga Gjykata Speciale për ish-ushtarin e UÇK-së Foto: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhylbehar Arifaj, është i ftuari i rradhës nga Prokurori Special në Hagë.

Arifaj ishte ushtar në Zonën Operative 125 të Pashtrikut.

Arifaj tha se ftesën e ka marrë para dy javësh në cilësinë e dëshmitarit.

Me datë 14 shkurt të këtij viti Arifaj, ka thënë se do të paraqitet para prokurorit në Hagë.

“Jam ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Prokurori i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, do të paraqitem atje. Më kanë thënë si dëshmitar”, ka thënë Arifaj.