Gjykata Speciale ka intensifikuar ftesat e tyre për intervistim për ish-ushtarët dhe ish-komandantët e UÇK-së.
E së fundmi kjo Gjykatë e ka ftuar për intervistim edhe Bedri Zyberajn, ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), këtë e ka konfirmuar edhe djali i tij, Jetlir Zyberaj, i cili është këshilltari i Behgjet Pacollit.
Zyberaj përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se Bedri Zyberaj është ftuar dje nga Gjykata Speciale dhe do të paraqitet në Hagë, me datën 22 janar 2020, për t’u intervistuar nga prokurori i dhomave speciale.
Shkrimi i plotë i Jetlir Zyberajt në Facebook:
“Për shkak të angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, babai im, prof. Bedri Zyberaj, dje, është ftuar që, të paraqitet në Hagë, me dt. 22 janar 2020, për t’u intervistuar nga prokurori i dhomave speciale”.