Sabit Geci Vjen ftesa e radhës nga Gjykata Speciale për ish-komandantin e UÇK-së

Gjykata Speciale ka intensifikuar punët e saj lidhur me ftesat për intervistim për ish-ushtarët dhe ish-komandatët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndërsa së fundmi një ftesë të tillë e ka marrur edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë ai për T7.

Po ashtu Geci ka shtuar se nuk e di në çfarë cilësie jam ftuar nga Gjykata Speciale, pasi që ende nuk e ka parë ftesën.

Kujtojmë se së fundmi nga kjo Gjykatë u intervistua kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i cili në kohë lufte ishte komandant i Batalionit të Tretë të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”.

Megjithëse për intervistim janë ftuar dhjetëra persona, Gjykata Speciale ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë. Gjykata Speciale e themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, do t’i hetojë krimet që pretendohet se janë kryer nga shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.