Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur për aderimin e ri në Vetëvendosje.

“Menjëherë pasi që ka votuar me 6 tetor, të dielen paradite, Shkurta Velija-Ajdini erdhi e u anëtarësua në VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Po ashtu ai ka thënë se Shkurta Velija-Ajdini ka mbaruar studimet për magjistraturë në gjermanistikë në Universitetin e Vjenës.

“Ajo ka mbaruar studimet për magjistraturë në gjermanistikë në Universitetin e Vjenës, kurse tash është në përfundim të doktoratës në po atë universitet me temën “Konstruksioni gjinor në veprën e Stefan Zweig-ut”.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Menjëherë pasi që ka votuar me 6 tetor, të dielen paradite, Shkurta Velija-Ajdini erdhi e u anëtarësua në VETËVENDOSJE!.
Ajo ka mbaruar studimet për magjistraturë në gjermanistikë në Universitetin e Vjenës, kurse tash është në përfundim të doktoratës në po atë universitet me temën “Konstruksioni gjinor në veprën e Stefan Zweig-ut”.
Shkurta Velija-Ajdini ka punuar afër një dekadë si mësimdhënëse në Universitetin e Prizrenit, ndërkaq tani punon në një institucion gjerman për punësim dhe trajnime profesionale, si shefe e departamentit të gjuhës gjermane.
Ndryshimi politik ka ndodhur, rritja e Lëvizjes sonë vazhdon, qeverisja jonë e mirë fillon së shpejti.