Vjedhja në Sopijë, arrestohet edhe i dyshuari i dytë

07.04.2024

Ditë më parë SuharekaOnline ka raportuar për një rast vjedhje në fshatin Sopijë të Suharekës.

Vjedhja në Sopijë, arrestohet edhe i dyshuari i dytë Foto: Ilustrim

Sipas raportimit persona të panjohur kishin depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e viktimës ku kanë vjedhur stoli ari, një laptop, një pushkë gjuetie për të cilën ankuesi kishte leje dhe 35 fishekë.

Të mërkurën SuharekaOnline ka raportuar se është arrestuar njëri nga të dyshuarit e vjedhjes së rëndë në Sopijë (Q.K. 41 vjeçar) i cili është arrestuar nga hetuesit policor të Stacionit policor në Suharekë, i cili ishte recidivist për rreth 217 vepra penale.

Ndërsa të shtunën nga burime të redaksisë është bërë e ditur se është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29.03.2024, në fshatin Sopijë të  Suharekës, ku i dyshuari kishte vjedhur një laptop dhe tre telefona mobil.