Vjedhja e thesarit, kundër hajnave edhe me Guardia di Finanza

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga ambasadori i BE-së z.Tomas Szunyog edhe mbushjen financiare nga BE që Guardia di Finaza të auditojë Thesarin.

“Më 6 tetor 2020, Gurdia di Finanza bashkë me Ambasadorin italian z. Nicola Orlando kanë vizituar Ministrinë e Financave. Kemi zhvilluar takim pune ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të ATK-së, Doganave dhe të Njësisë së Inteligjencës Financiare. Në këtë takim kemi biseduar për një projekt të mundshëm në mes Guardia di Finanza, ATK-së, Doganës dhe NJIF, projekt ky që do të financohej nga BE.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është luftimin e evazionit, informalitetit, kontrabandës, pastrimit të parave dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme që dëmtojnë financat publike.

Në atë takim jemi pajtuar që institucionet tona të identifikojnë fushat ku dëshirojnë bashkëpunim, gjë të cilën e kanë bërë me kohë. Pas vjedhjes në Thesar, në cilësinë e Ministres së Financave i kam dërguar letër ambasadorit Italian, që në fusha të bashkëpunimit të përfshihet edhe Thesari, me theks auditimi në Thesar, por edhe ngritja e nivelit të sigurisë dhe integritetit të sistemit.

Njëherit kam kërkuar nga ambasadori i BE-së z.Tomas Szunyog edhe mbushjen financiarë nga BE që Gurdia di Finaza të auditojë Thesarin.E kam thënë edhe një herë e përsëris edhe sot se lufta kundër hajnave do të vazhdojë me krejt kapacitetet e mundshme VENDORE E NDËRKOMBËTARE pavarësisht lidhjeve të atyre që kryejnë krime, do të ndiqen deri në fund” ka shkruar Bajrami.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.