Vizita e Presidentit Begaj në Kosovë, Policia njofton për bllokime të përkohshme rrugësh

para 9 dite

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë. 

Vizita e Presidentit Begaj në Kosovë, Policia njofton për bllokime të përkohshme rrugësh

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta. Mund të ketë edhe riorientim të trafikut në rrugë alternative.

“Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë, duke apeluar për bashkëpunim gjatë zhvillimit të vizitës së lartë.

Vizita e Presidentit Begaj vjen në një ditë kur Prizreni kremton 147-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarje me rëndësi historike kombëtare.

Etiketat

Ofertat e fundit