Vitia: Vdekjet e dyshimta në Deçan nuk ndërlidhen me helmimin, po gjurmojmë shkaqet

Vitia: Vdekjet e dyshimta në Deçan nuk ndërlidhen me helmimin, po gjurmojmë shkaqet
Fjolla Hoxha

13.07.2021 / Lajme

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka deklaruar se dy vdekjet e dyshimta të regjistruara në 24 orët e fundit në Komunën e Deçanit nuk kanë lidhje me helmimet që kanë ndodhur në këtë komunë.

Pas vizitës në QKMF-në e Deçanit, Vitia ka deklaruar se me kryetarin Bashkim Ramosaj dhe drejtorin e Shëndetësisë kanë hartuar një listë barnash që do të trajtohet me prioritet.

“Atë sa e mora e vesh unë dy rastet të cilat ju referoheni nuk kanë të bëjnë fare me situatën aktuale”, ka thënë Vitia kur është pyetur nga gazetarët

Në anën tjetër, Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se asnjë pistë e hetimeve nuk çon që helmimi ka ndodhur nga uji./tv21/

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit