Vitia: Varianti britanik po sulmon më shumë të rinjtë, prandaj u shtua nevoja për marrjen e masave

05.04.2021

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës në të cilën janë ndërmarrë masat e reja anti-COVID, pas saj në një konferencë për media Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thën se gjendja nëpër spitalet e Kosovës është mjaft e rëndë. Vitia poashtu tha se që sipas parashikimeve të profesionistëve shëndetësor, numri i pacientëve nëpër spitale do […]

Vitia: Varianti britanik po sulmon më shumë të rinjtë, prandaj u shtua nevoja për marrjen e masave Foto: Ilustrim

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës në të cilën janë ndërmarrë masat e reja anti-COVID, pas saj në një konferencë për media Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thën se gjendja nëpër spitalet e Kosovës është mjaft e rëndë.

Vitia poashtu tha se që sipas parashikimeve të profesionistëve shëndetësor, numri i pacientëve nëpër spitale do të shkojë mbi 1 mijë.

Ndër tjrash, ai theksoi se varianti britanik i COVID-19 po sulmon më shumë personat e rinj në moshë, prandaj edhe ishte urgjente marrja e masave.

“Mbi 97 për qind e mostrave kanë rezultuar pozitiv me variantin britanik dhe e ndryshon situatën epidemiologjike. Ky variant është dëshmuar se është shumë më shpërndarës, varianti britanik i virusit sulmon më shumë të rinjtë dhe të rejat sesa varianti klasik i coronavirusit, kjo ka shtuar edhe nevojën për ndërmarrjen e masave sa më shpejt.

Një nga arsyet e intervinimit të mbylljes së shkollave është ky variant. Varianti ka shtuar shqetësimet dhe ka rritur alarmin”, tha Vitia gjatë konferencës.