Vitia: Vaksinimi kundër COVID-19 nëpër komuna fillon te enjten ose të premten e kësaj jave

29.03.2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një takim virtual me kryetarët e komunave në lidhje me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit pasë arritjes së kontigjentit të parë të vaksinave anti-COVID. Vitia ka thënë sot se janë duke e bërë një vlerësim të përgjithshëm të  situatës epidemiologjike në vend, të cilën janë duke […]

Vitia: Vaksinimi kundër COVID-19 nëpër komuna fillon te enjten ose të premten e kësaj jave Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një takim virtual me kryetarët e komunave në lidhje me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit pasë arritjes së kontigjentit të parë të vaksinave anti-COVID.

Vitia ka thënë sot se janë duke e bërë një vlerësim të përgjithshëm të  situatës epidemiologjike në vend, të cilën janë duke e bërë së bashku me ekspertët shëndetësorë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për çfarëdo ndryshim të masave që mund të ketë do ta bëjnë në bashkëpunim me Komunat.

Vitia në takimin virtual me kryetarët e komunave kërkoi që të kenë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë, ku kërkoi nga komunat që të vazhdojnë të punojnë në respektim të masave të cilat janë fuqi.

“Ministri Vitia në këtë takim kërkoj që të kenë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë, ku kërkoi nga komunat që të vazhdojnë të punojnë në respektim të masave të cilat janë fuqi. Ai po ashtu tregoi që është duke u bërë një vlerësim i përgjithshëm i situatës epidemiologjike në vend, të cilën janë duke e bërë së bashku me ekspertët shëndetësorë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për çfarëdo ndryshim të masave që mund të ketë do ta bëjnë në bashkëpunim me komunat”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të komunave të Kosovës.

Në anën tjetër, Kryetarët e Komunave në këtë takim u shprehen të gatshëm që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin sa më të mirë me Ministrinë e Shëndetësisë rreth procesit të fillimit të vaksinimit por dhe sfidave të tjera me të cilat janë duke u ballafaquar komunat.

Në këtë takim Kryetarët e Komunave kanë adresuar disa probleme me të cilat janë duke u ballafaquar në komuna e që janë, mungesa e stafit shëndetësor, problemet me furnizim me barna nga listat esenciale si dhe probleme të natyrave të ngjashme të cilat i kërkuan nga ministri që të adresohen sa më parë nga ana e ministrisë.

Gjithashtu, Ministri Vitia, njoftoi kryetarët që procesi i vaksinimit do të filloj nesër në Klinikën Infektive dhe Sallën 1 Tetor, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.