Vitia: Vaksina anti-COVID është e sigurt, këtë javë fillon vaksinimi i personave mbi 80 vjeç

06.04.2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në Qendrën e vaksinimit, në sallën ”1 Tetori” ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës po merret vazhdimisht për sigurimin e vaksinave anti-COVID. Vitia bën të ditur se përveç qeversisë dhe MSH-së, për sigurimin e vaksinave anti-COVID po merret edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai para […]

Vitia: Vaksina anti-COVID është e sigurt, këtë javë fillon vaksinimi i personave mbi 80 vjeç Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në Qendrën e vaksinimit, në sallën ”1 Tetori” ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës po merret vazhdimisht për sigurimin e vaksinave anti-COVID.

Vitia bën të ditur se përveç qeversisë dhe MSH-së, për sigurimin e vaksinave anti-COVID po merret edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai para mediave bëri të ditur se deri më tani janë vaksinuar mbi 3100 persona nga stafi shëndetësorë, ndërsa shtoi se të enjten dhe të premten do të fillon vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeç.

“Deri më tani janë vaksinuar mbi 3100 nga personeli shëndetësorë. Nga data 8 dhe 9 e këtij muaji do të nis edhe vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeç, procesi po shkon jashtëzakonisht mirë, është bërë shpërndarja edhe në komuna ku po vazhdon procesi i vaksinimit të personelit shëndetësorë”, tha Vitia.

Vitia tha se vaksina anti-COVID është e sigurtë dhe se nuk ka ndonjë efekt anësor.

“Presim shumë shpejt që kontingjenti i tjetër i vaksinave të arrij shumë shpejt. Tani sipas të gjitha informacioneve, vaksina është e sigurt nuk ka efekte aspak serioze nga ata që deri më tani kanë marrë vaksinën”, u shpreh Vitia.

Ndër tjerash ai tha se përveç marrjes së vaksinave është e nevojshme edhe respektimi i masave anti-COVID.

Rikujtojmë se Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një intervistë për SuharekaOnline ka bër të ditur se në këtë komunë janë mbi 2,200 persona mbi 80 vjeç të cilët pritet që të vaksinohen.