Vitia tregon se kush do të ketë prioritet në vaksinimin kundër COVID-19

28.03.2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ardhjen e kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19 e ka quajtur të rëndësishme për Kosovën duke pasur parasysh numrin e larë të personave të prekur me këtë sëmundje të rrezikshme infektuese, teksa shtoi se personeli shëndetësor do të jetë parësor në vaksinim. “Sonte jemi së bashku në një moment të […]

Vitia tregon se kush do të ketë prioritet në vaksinimin kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ardhjen e kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19 e ka quajtur të rëndësishme për Kosovën duke pasur parasysh numrin e larë të personave të prekur me këtë sëmundje të rrezikshme infektuese, teksa shtoi se personeli shëndetësor do të jetë parësor në vaksinim.

“Sonte jemi së bashku në një moment të shumëpritur, kjo shënon fillimin e fazës së re në luftë kundër virusit. Ky kontigjent i vaksinave ka ardhur sot falë aleancës COVAX, ne falënderojmë shtetet dhe aleancat pjesëmarrëse që po sigurojnë solidaritet botëror për të gjitha shtetet dhe po sigurojnë gjithëpërfshierje për të gjitha shtetet. Sot jemi në gjendje të rëndë pas një viti me pandemi, me numër të infektuarve, me spitale në limite të tyre të kapaciteteve dhe numër të lartë të vdekjeve ditore. Kohë për të humbur nuk kemi, prandaj do të fillojmë me dozat e para në Klinikën Infektive në Prishtinë. Të nderuar qytetarë, vend për çlirim nuk ka, edhe pse vaksinimi po fillon nuk do të thotë se pandemisë po i vjen fundi, ne jemi në një realitet të ri dhe duhet t’i respektojmë masat antiCovid”, tha ai.

Ai tha se është në konsultim të vazhdueshëm me institucionet relevante për hapat që duhet marrë dhe ka paralajmëruar se Ballkani Perëndimor do t’i pranojë edhe 650 mijë doza të vaksinës Pfizer në ditët e ardhshme.

Vitia: Ne po punojmë me sigurimin e vaksinave të tjera

“Ne po punojmë me sigurimin e vaksinave të tjera. Ballkani Perëndimor do të përfitojë nga BE-ja edhe 650 mijë doza të vaksinës Pfizer, personeli shëndetësor do të fillojë vaksinimin i pari dhe ne jemi falënderues ndaj secilit që po luftojnë me orë të tejzgjatura të punës larg familjes për të mirë të qytetarëve. Në ditët javët e muajt në vazhdim ajo që na ndihmon më së shumti të dalim nga kjo gjendje është respektimi rigoroz i masave, duhet ta bëjmë këtë për veti e të tjerët, shokët e shoqet, kolegët e koleget, mësuesit, forcat e rendit, mjekët, prindërit e gjyshërit, motrat e vëllezërit, fëmijët tanë që mund t’i humbasim nga pakujdesia jonë”, tha Vitia.