Vitia thotë se profesionistët shëndetësorë kanë përfituar më së shumti nga koeficienti i pagave

  • 08.02.2023
Vitia thotë se profesionistët shëndetësorë kanë përfituar më së shumti nga koeficienti i pagave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi të mërkurën se janë të brengosur me ikjen e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Vitia tha se përmes koeficientit të Ligjit të Pagave janë munduar që ta parandalojnë këtë dukuri.

Sipas tij, profesionistët shëndetësorë janë ata të cilët kanë përfituar më së shumti nga vlera e koeficientit, nga të gjitha kategoritë.


“Kjo është një nga ato gjëra që kemi bërë për ta bindur stafin shëndetësor që të mos largohet nga vendi”, tha Vitia.

Ai tutje u bëri të ditur se përmes një rregulloreje kanë vendosur që mjekëve specialistë të cilët punojnë vetëm në sektorin publik të paguhen shtesë.

“Në anën tjetër kemi filluar dhe është një rregullore e cila do të përcaktojë se për mjekë specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do të kenë një shtesë ekstra dhe natyrisht është edhe përvoja e punës dhe për një mjek specialist pas miratimit të Ligjit të Pagave, mund t’i shkojë paga deri në 1700-1800”, u shpreh Vitia. 

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë