Vitia: Nga 12 shtatori, vaksinimi do të bëhet edhe të dielave

03.09.2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur lidhur me gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19. Në këtë konferencë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se nga data 12 shtator, vaksinimi kundër COVID-19 do të bëhet edhe ditëve të diela. Po ashtu ministri Vitia ka theksuar […]

Vitia: Nga 12 shtatori, vaksinimi do të bëhet edhe të dielave Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur lidhur me gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19.

Në këtë konferencë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se nga data 12 shtator, vaksinimi kundër COVID-19 do të bëhet edhe ditëve të diela.

Po ashtu ministri Vitia ka theksuar se rreth 93 për qind (%) e pacientëve që janë të konfirmuar me COVID-19 e që janë të hospitalizuar kanë qenë të pavaksinuar me dozën e vaksinës anti-COVID.

Gjithashtu, ai ka shtuar se deri tani rreth 600 mijë qytetarë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

“Nga 12 shtator ne do te kemi vaksinim edhe të dielave. Numri i të infektuarve përkundër një rënie të lehtë vazhdon të jetë akoma i lartë”, ka thënë ministri Vitia në konferencë për media.