Vitia: Ka rënie të numrit të rasteve me COVID-19 dhe hospitalizimeve, por situata ende është jostabile

08.09.2021

Është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku pas kësaj mbledhje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media. Vitia në këtë konferencë është deklaruar për miratimin e plotësim-ndryshimit të 15 ligjeve në sektorin e shëndetësisë si dhe për gjendjen me pandeminë COVID-19. Ministri Vitia ka theksuar se ditëve të fundit ka […]

Vitia: Ka rënie të numrit të rasteve me COVID-19 dhe hospitalizimeve, por situata ende është jostabile Foto: Arben_Vitia

Është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku pas kësaj mbledhje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media.

Vitia në këtë konferencë është deklaruar për miratimin e plotësim-ndryshimit të 15 ligjeve në sektorin e shëndetësisë si dhe për gjendjen me pandeminë COVID-19.

Ministri Vitia ka theksuar se ditëve të fundit ka pasur rënie të numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19 si dhe të hospitalizimeve.

Por, pavarësisht kësaj ministri Vitia ka shtuar se gjendja ende është e brishtë si dhe jostabile.

Vitia ka thënë se të dhënat e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tregojnë se ka rënie të numrit të rasteve me COVID-19 nga 20 për qind të pozitivitetit sa ishte në gusht, shkalla e pozitivitet të mostrave të testuara ka rënë tani në 8 për qind.

Po ashtu, ai shtoi se me një pozitivitet mesatar javor prej 10.5 për qind në këtë javën e fundit, jep shpresë se është një fazë qetësimi në raport me ditët dhe javët e kaluara, ku java paraprake kishte një pozitivitet prej 15.6 për qind