Ministri Vitia bën të ditur lehtësimin e masave që do të fillojnë të zbatohen nga 4 maji

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur masat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi që nga e hëna e 4 majit, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vitia në një konferencë për media ka deklaruar se në Kosovë momentalisht mesatarja e infektimit është zvogëluar në 3%.

“Para 15 ditëve prezantuam masat e reja që erdhën si rezultat i rritjes së infektimit, falë bashkëpunimit tuaj kemi bërë të ditur që mesataren e infektimit ta sjellim në 3%, për herë të parë në tri ditë radhazi numri i të shëruarve tejkalon atë të infektuarve. Për këtë arsye sot jemi në gjendje që t’i lehtësojmë masat.

Vitia ka përmendur edhe masat që do të merren në disa faza.

“Tani jemi në një situatë ku lakorja e virusit na lejon që të relaksime kufizimet por assesi dhe në asnjë mënyrë të neglizhojmë rrezikshmërinë, pa kujdesia dhe neglizhenca do të na kthej mbrapa.

Me masat e reja po synojmë që të lirojmë ekonominë. Suksesi i këtyre masave varet nga bashkëpunimi i qytetarëve dhe bizneseve.

Hapja e ekonomisë dhe kufizimeve në tri faza, e para me 4 maj deri më datën 18 maj, gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të zgjerohet orari i lëvizjes në tre orë, në dy orare paradite dhe pasdite. Brenda këtyre orareve secila kategori do të ketë mundësi të kryerjes shërbime. Ndërtimtaria, patundshmëria, tregtia e automjeteve, me pakicë, riparimi i artikujve personal, zyrët e konsulencës dhe orari dhe listave do të publikohet pas konferencës.

Faza e dytë me datë 18 maj deri me 1 qershor, lirohen masat varësisht nga vlerësimi i situatës dhe rekomandimi i IKSHPK’së dhe OBSH. Por, duhet ta kemi parasysh që kalimi nga faza e parë në të dytën varet nga ne.

Nëse nuk kemi rritje të rasteve dhe respektojmë udhëzimet do të ecim përpara.

RAPORTO