Viti shkollor merr fund përfundimisht

Nxënësve u është dashur që ta mbajnë edhe një javë shtesë për t’i zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës së mbajtur në arsim.

Ministria e Arsimit, e pyetur nga Klan Kosova nëse do të ketë ndëshkime për ata që nuk i zëvendësuan orët e humbura kanë thënë se në këtë fazë nuk mund të flasin.

Sipas udhëzimit administrativ, mësimi ishte paraparë të përfundojë me 21 qershor.

Ndërsa disa shkolla e kanë vazhduar mësimin deri të premten, kur zyrtarisht edhe përfundoi viti shkollor, transmeton KlanKosova.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.