Viti 2020 mund të jetë vit i liberalizimit të vizave për Kosovën edhe pse gjasat janë minimale që heqja e vizave për kosovarët të jetë pjesë e ndonjë agjende të takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku do të mbahet në muajin mars.

Shpresat për heqjen e vizave ringjallen nga fakti se Kroacia dhe Gjermania, dy shtete mike të Kosovës, do të udhëheqin me Presidencën e BE-së këtë vit, shkruan sot gazeta Zëri.

Ndonëse liderët shtetërorë dhe ata ndërkombëtare kanë premtuar liberalizimin e vizave për Kosovës, por vendi vazhdon të mbetët i izoluar nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian (BE).

Edhe pse viti 2019 ishte konsideruar se do të ishte vit i liberalizimit gjasat janë minimale që Kosova edhe gjatë vitit 2020 të fitojë lëvizjen e lirë në Zonën Shengen.

Këshilli i BE-së, përgjegjës për liberalizimin e vizave për Kosovën, respektivisht Këshilli për Punë të Brendshme, do të takohet në formatin formal vendimmarrës katër herë gjatë këtij viti.