Viti 2019, rritja ekonomike 4 për qind, të hyrat buxhetore u rritën për 6.8 për qind

25.01.2020

Ministri në detyrë i Financave, Lulëzim Rafuna gjatë një konference për media ka shpalosur të arriturat e kësaj ministrie gjatë vitit 2019. Gjatë kësaj konference, ministri në detyrë, Rafuna e ka quajtuar të suksesshëm vitin 2019 duke thënë se rritja ekonomike ishte për 4 për qind, duke shtuar se edhe të hyrat buxhetore janë rritur […]

Viti 2019, rritja ekonomike 4 për qind, të hyrat buxhetore u rritën për 6.8 për qind Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Financave, Lulëzim Rafuna gjatë një konference për media ka shpalosur të arriturat e kësaj ministrie gjatë vitit 2019.

Gjatë kësaj konference, ministri në detyrë, Rafuna e ka quajtuar të suksesshëm vitin 2019 duke thënë se rritja ekonomike ishte për 4 për qind, duke shtuar se edhe të hyrat buxhetore janë rritur për rreth 6.8 për qind.

“Performanca ekonomike mbetet solide. Kemi një rritje prej 4%, të dhënat tregojnë që kemi një performancë shumë të mirë është e shtuarë nga ato publike dhe private. Inflacioni ka shfaqur tendencë rritje, përkundër që ka një rënie të importit për 1% rritja e importit shkon në 4%. Të hyrat përgjithshme keni një rritje 6.2 %, kjo paraqet një realizim të planit për 90% edhe pse nuk kemi pasur asnjë tatim të rritur. Kemi liruar shumë tatime të lëndës së parë, ky trend shumë pozitiv ka ardhur si rezultat i gjallërimit të ekonomisë së Kosovës, si shtim i aktiviteteve të Administratës Tatimore dhe Doganore”, tha ai.

E mbushësit kryesorë të “kuletës së shtetit” mbetet Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Këto dy së bashku kanë mbledhur rreth 1.6 miliardë euro.

Ai falënderoi këto dy institucione për përformancën e jashtëzakonshme të treguar, por edhe Policinë e Kosovës për asistencë.

“Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovws, kanë të performancë të jashtëzakonshme, andaj i falënderoj, por edhe punën profesionale të punës së policisë që kanë luftuar informalitetin. 500 milionë euro Administrata Tatimore ka kontribuar ose në 10.4 % për qind mw shumw dhe ka arritur realizimin rreth 90 % të planit. Dogana ka mbledhur mbi 1 miliard euro apo 4% më shumë se viti paraprak, rreth 95% ka realizuar planin”, tha ai./EO/