Vitet kur Suhareka kishte 7 deputet në Kuvendin e Kosovës

25.08.2019

22 gushti i vitit 2019 është data zyrtare kur edhe ka përfunduar legjislatura e VI-të e Kuvendit të Kosovës, legjislaturë kjo në të cilin Komuna e Suharekës përfaqësohej vetëm nga dy deputetë, Blerim Kuçi nga AAK dhe Salih Zyba nga LVV. Krahasuar me legjislaturën e IV-të, saktësisht vitin 2010 deri në dhjetor të vitit 2014 […]

Vitet kur Suhareka kishte 7 deputet në Kuvendin e Kosovës Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

22 gushti i vitit 2019 është data zyrtare kur edhe ka përfunduar legjislatura e VI-të e Kuvendit të Kosovës, legjislaturë kjo në të cilin Komuna e Suharekës përfaqësohej vetëm nga dy deputetë, Blerim Kuçi nga AAK dhe Salih Zyba nga LVV.

Krahasuar me legjislaturën e IV-të, saktësisht vitin 2010 deri në dhjetor të vitit 2014 përfaqësimi i Komunës së Suharekës në Kuvendin e Kosovës është trefish më i vogël, nga 7 sa kishte, në 2 deputet Blerim Kuçi dhe Salih Zyba.

Në legjislaturën e IV-të Komuna e Suharekës për nga përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës ishte e treta së bashku me Pejën dhe Gjakovën, ku në vendin e parë ishte Prishtina, duke vijuar me Prizrenin në vendin e dytë.

Shembull me interes për t’u analizuar është se Komuna e Suharekës, e cila përkundër që nuk është aq komunë e madhe, ishte një ndër më të përfaqësuarat në Kuvendin e Kosovës me gjithsej 7 deputetë, tre ngaAAK-ja (Bali Muharremaj, Burim Ramadani, Kymete Bajraktari), dy nga PDK-ja (Enver Hoxhaj, Ramë Vataj), një nga LDK-ja (Sali Asllanaj) dhe një nga Vetëvendosja (Albana Gashi), megjithëse një deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj kishte kaluar në ekzekutiv, duke e lëshuar një ulëse në Parlament.

Ndërsa në fundin e mandatit të legjislaturës së III-të, kjo komunë ka qenë e pa përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Në bazë të një analize të thjeshtë, të paktën në bazë të profileve të lartpërmendura, mund të përfundojmë se përfaqësimi i Komunës së Suharekës ka rënë për disa arsye, ku disa prej tyre kanë marrë pozita të ndryshme politike si Enver Hoxhaj. Ramë Vataj disa vite ishte shkëputur nga jeta politike duke mbajtur pozitën e rektorit të Universitetit të Prizrenit.

Bali Muharremaj ishte rizgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e V-të duke mbledhur kështu 6,135 vota, me renditje si deputeti i 5 më i votuar nga radhët e AAK-së.

Ndërsa të tjerët siç është Kymete Bajraktari dhe Burim Ramadani nga AAK në vitin 2014 nuk kanë marrë votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvendin e Kosovës, ku gjithësej znj.Bajraktari ka mbledhur 2090 vota ndërsa Burim Ramadani 3,197 vota. Të njëjtin fat e kishte edhe deputetja e LVV-së nga Suhareka, Albana Gashi ku kishte marrë vetëm 1989 vota.

Për dallim nga të tjerët, Sali Asllanaj – LDK nuk kishte garuar për deputet pasiqë ishte zgjedhur kryetar i Komunës së Suharekës në vitin 2013.

Se sa deputet nga Komuna e Suharekës do të ulen në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të parakohshme ende nuk dihet, pasi që nuk dihet se kush do të garojë dhe kush do të marrë votat e mjaftueshme.