Vishaj: Kosova shpejt mund të përballet me valë të re infektimesh me COVID-19

24.11.2021

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, thotë se një valë të re të infektimeve mund të ketë edhe në Kosovë gjatë ditëve në vazhdim. Vishaj tha se aktualisht situata në Klinikën Infektive është stabile dhe janë u trajtuar vetëm tre pacientë. “Gjendja është stabile në Klinikën Infektive, janë tre pacientë duke u trajtuar”, […]

Vishaj: Kosova shpejt mund të përballet me valë të re infektimesh me COVID-19 Foto: Ilustrim

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, thotë se një valë të re të infektimeve mund të ketë edhe në Kosovë gjatë ditëve në vazhdim.

Vishaj tha se aktualisht situata në Klinikën Infektive është stabile dhe janë u trajtuar vetëm tre pacientë.

“Gjendja është stabile në Klinikën Infektive, janë tre pacientë duke u trajtuar”, tha ai.

Vishaj gjatë intervistës bëri të ditur se deri tani nuk kanë pasur ndonjë pacientë të konfirmuar me variantin Delta plus të COVID-19, që është trajtuar në Infektiv.

“Nga mostrat e dërguara në qendrën në Gjermani nga IKSHPK kemi raporte që kemi pasur edhe një numër të pacientëve me formën Delta plus, ne nuk kemi pasur të hospitalizuar pacientë të tillë, dhe rrjedhimisht nuk kemi trajtuar ende pacientë zyrtarisht me formën Delta plus.

Por, në bazë të literaturës dhe të dhënave që na vijnë çdo ditë, thuhet se manifestimi klinik është sikur virusi delta, por karakteristikë e këtij virusi është që ka aftësi të përhapet ndoshta 10 përqind më shpejtë se format tjera”, tha mes tjerash Vishaj, për Telegrafin.

Duke folur për situatën epidemiologjike, drejtori i Klinikës Infektive nuk e përjashtoi mundësinë që edhe Kosova të përballet me valë të re infektimesh.

“Ne jemi pjesë e rajonit dhe Evropës, dhe rrjedhimisht nuk jemi imun ndaj ndodhive epidemiologjike që ndodhin qoftë në vendet përreth, qoftë në Evropë.

Pa dyshim se një gjë e tillë është e mundur, dhe frika jonë është se në faza tjera kur moti bëhet më i ftoftë dhe njerëzit grumbullohen më shumë dhe kur vjen një numër i madh i mërgatës, mundësia e përhapjes së një vale të re është më e madhe, nga se nga vendet nga vijnë ata tashmë kemi shpërthime epidemiologjike shumë të mëdha”, pohoi Vishaj.