Vishaj: Jemi të gatshëm për çdo lloj varianti të COVID-19

25.09.2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 84 raste pozitive dhe 4 të vdekjes nga ky virus. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë që ekipi i tyre mjekësor është i gatshëm për t’u përballur me çfarëdo varianti të COVID-19. Ai po ashtu i ka quajtur të […]

Vishaj: Jemi të gatshëm për çdo lloj varianti të COVID-19 Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 84 raste pozitive dhe 4 të vdekjes nga ky virus.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë që ekipi i tyre mjekësor është i gatshëm për t’u përballur me çfarëdo varianti të COVID-19.

Ai po ashtu i ka quajtur të nevojshme masat e vendosura pasi që virusi pëson shumë motacione duke paraqitur rrezik më të madh.

“Ne nuk mund të prognozojmë mbyllje të tjera. Natyra e virusit Corona duket se është e tillë që ka mundësi të transformohet që të pësojë mutacione të shumta dhe për këtë arsye aplikimi i masave kundër epidemike është e nevojshme që të aplikohen kundër epidemike me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit. Jo vetëm gratë, por edhe burrat duhet të vaksinohen mbi 16 vjeç”, ka thënë Vishaj për EkonomiaOnline.

Vishaj ka thënë që ka sasi të mjaftueshme të barnave dhe se janë të gatshëm pë t’u ballafaquar me virusin.

“Ne jemi të gatshëm për çdo lloj varianti. Tani jemi në fazën kur kemi përgjysmim të hospitalizuarve dhe jemi duke e përcjell me dinamikë situatën”, tha Vishaj.