Vishaj ka theksuar se vaksinimi duhet të ndodh shumë shpejt në mënyrë që jeta e qytetarëve të mos rrezikohet nga ky virus.

Sipas tij, një mundësi e shpërthimit epidemik mund të ndodh si shkak i ardhjes së diasporës në Kosovë.

“Vaksinimi i popullatës duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ata që hezitojnë duhet ta heqin këtë hezitim sepse është për të mirën e tyre dhe nuk guxojnë që të rrezikojnë në ditët në vijim që të jenë të pavaksinuar”.

“Është e ditur se në fund të vitit mërgimtarët tanë vijnë në Kosovë dhe e rrit mundësinë e përhapje së infeksionit sepse ata vijnë nga vatrat epidemike ku ka shpërthim epidemik në Gjermani Zvicër, Austri”, tha ai për EkonomiaOnline.