Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se vikendi parashihet të jetë kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Po ashtu, nga IHMK-ja ka njoftuar se temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare.