[VIDEO] Si erdhi deri te vendimi për subvencionimin e nënave që lindin në Suharekë

Ditën e djeshme kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se nga tani, të gjitha gratë që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, do të marrin 250 euro mjete financiare.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj ka thënë se ky vendim është me rëndësi të madhe për qytetarët e Suharekës.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

“Me këtë vendim Gratë-Nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare”, ka shkruar Muharremaj.

E përfitimi do të jetë edhe më i madh, nëse lindin binjak apo trenjak. E drejtoresha për Shëndetësi, Salë Bytyqi, tregon se si lindi kjo ide.

Edhe mjekët maternitetit në Suharekë thonë të jenë gati për t’i pritur gratë shtatzëna.Në këtë Qendër e Mjekësisë Familjare kryhen vetëm lindjet normale.

Gjinekologu Adem Halitaj tregon se me gjithë kapacitetet e vogla, janë të gatshëm të kryejnë punën edhe nëse kërkesat shtohen pas iniciativës së Komunës.

Por ajo çfarë i shqetëson mjekët është nataliteti i vogël i kësaj komune.

RAPORTO