[VIDEO] PDK demanton pretendimin se fotoja është bërë në Vushtrri

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Therandë e demanton pretendimin se fotoja e publikuar dje nga ana jonë, ku shihet cilësia e dobët e asfaltit në fshatin Samadrexhë, është foto e bërë në Vushtrri.

Për t’a dëshmuar se ajo foto është bërë në Samadrexhë të Therandës, po e publikojmë një video të shkurtër të realizuar sot, dhe bëhet fjalë për rrugën nga ”Qeshmja” e që lidhet me magjistralen Therandë-Rahovec.

Ne jemi parti opozitare në Kuvendin Komunal të Therandës, por për këtë shkak ne nuk e praktikojmë që thjesht të kundërshtojmë qdo projekt të qeverisjes komunale, por përkundrazi e mbështesim qdo projekt që është në të mirë të qytetarëve tanë pa dallim, dhe do të kundërshtojmë poashtu qdo projekt që nuk është cilësor dhe konformë kritereve dhe standardeve.

Prandaj, kryetari i Komunës mund t’a vërtetojë edhe vet personalisht realitetin e cilësisë së rrugës në fjalë dhe të kërkojë falje publike.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.