[VIDEO] Marshi protestues në Mushtisht, nesër fillon nënshkrimi i peticionit!

20.03.2019

Dhjetëra qyetarë të Komunës së Suharekës ishin mbledhur sot në fshatin Mushtisht për të marrë pjesë në marshin paqësor si shenjë proteste për vrasjen e fundit të 32 vjeçarit Jertmir Aliaj. Mes lotësh familjarë, dashamirë dhe shokë marshuan nga qendra e fshatit deri te stacioni policor. Skënder Jemini, familjar i Krenar Jeminit i cili humbi […]

[VIDEO] Marshi protestues në Mushtisht, nesër fillon nënshkrimi i peticionit! Foto: Ilustrim

Dhjetëra qyetarë të Komunës së Suharekës ishin mbledhur sot në fshatin Mushtisht për të marrë pjesë në marshin paqësor si shenjë proteste për vrasjen e fundit të 32 vjeçarit Jertmir Aliaj.

Mes lotësh familjarë, dashamirë dhe shokë marshuan nga qendra e fshatit deri te stacioni policor.

Skënder Jemini, familjar i Krenar Jeminit i cili humbi jetën para disa javësh në vendin e punës tha se si do tju themi fëmijëve të vegjël që kërkojnë babain, kur kalojnë pranë stacionit policor, do të thojnë se policia na ka vra babin. Është urrejte e madhe, ne jemi mburrë dhe kemi ndi kënaqësi kur është formuar policia e Kosovës, po ja po dalim të zhgënjyer.

Në anën tjetër burime të portalit bëjnë të ditur se nesër fillon nënshkrimi i peticionit të inicuar nga Komuna e Suharekës për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit.