[VIDEO] Muharremaj: Mërgimtarët të gatshëm me ardhë për peticionin!

20.03.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës i është bashkangjitur marshit protestues të organizuar nga qytetarët e fshatit Mushtisht si shenjë pakënaqësie me vrasjen e 32 vjeçarit, Jetmir Aliaj në vendin e punës. Në një prononcim për SuharekOnline, Bali Muharremaj ka deklaruar se ka përkrahje të gjerë nga të gjithë qytetarët pa dallim partie për nënshkrimin e […]

[VIDEO] Muharremaj: Mërgimtarët të gatshëm me ardhë për peticionin! Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës i është bashkangjitur marshit protestues të organizuar nga qytetarët e fshatit Mushtisht si shenjë pakënaqësie me vrasjen e 32 vjeçarit, Jetmir Aliaj në vendin e punës.

Në një prononcim për SuharekOnline, Bali Muharremaj ka deklaruar se ka përkrahje të gjerë nga të gjithë qytetarët pa dallim partie për nënshkrimin e peticionit. Ai gjithashtu ka deklaruar se ka pranuar me mijëra mesazhe nga diaspora të cilët kanë shprehur gatishmërinë që të vijnë të nënshkruajnë peticionin që kjo qështje të mbyllet brenda katër dite.

Ndër tjerash ai ka shtuar se në Komunën e Suharekës operojnë 20 biznese të lojërave të fatit dhe se që nga e hëna inspekcioni së bashku me policinë vazhdimisht janë në patroll për mbylljen e atyre bizneseve që nuk plotësojnë kushtet.

Muharremaj ka deklaruar se nënshkrimi i peticioni do të fillojë që nga dita e nesërme dhe se në momentin që fillon të nënshkruhet në Suharekë do të apelojë tek të gjithë kryetarët e komunave pa dallim partie politike që të kem përkrahje.