[VIDEO] Muharremaj – LDK-së: Krahasimin që keni ba dje unë skisha mujt as me armikun me ba!

Në mbledhjen e rregullt të asamblesë komunale të mbajtur sot kryetari Bali Muharremaj gjatë një replikë ndaj asambleistit të LDK-së, Ardian Shala i ka falënderuar grupin parlamentar të LDK-së për krahasimin që i kanë bërë me serbët.

“Sa ju përket juve ju falënderoj shumë, grupin parlamentar të LDK-së për krahasimin që keni ba, për patriotizmin që keni ba, ju ishit patriotat mat majë, më vjen mirë. E kum thanë edhe në fillim, nuk kam plan me u marrë me të kalumën. A për patriotizëm e dimë krejt qetu kush sa ka dhan e çka ka dhanë. Prej juve të LDK-së faleminderit shumë, dje ja keni vnu kapakin. Krahasimin që keni ba dje unë skisha mujt as me armikun me ba atë krahasim” ka qenë fjalimi i Muharremajt.

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj duke e akuzuar se po bën fushatë elektorale për të vdekurit.

“Me sa duket Serbia nuk paska qenë e vetme në përvetësimin e meritave të të tjerëve. A thua kryetari Muharremaj ka mësuar praktikat e serbëve meqë ka studjuar në Beograd në drejtimin Mbrojtjen në Punë.

RAPORTO