13.06.2019, 14:33

[VIDEO] Mbahet akademia për 20 vjetorin e Çlirimit të Suharekës

Në Akademinë solemne me rastin e Ditës së çlirimit dhe ditës së dëshmorëve – 13 qershorit, kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj ndër të tjera ka thënë se:” Fal luftës së lavdishme dhe të shenjtë të UÇK-së, Theranda frymon e lirë dhe me dëshirë për zhvillimin dhe ndërtimin, duke mos e harruar dhe duke mos e harruar të kaluarën e shumë brezave që ndëe vite i ndërtuan themelet dhe idealet për liri e shtet ndërtim”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Ndërsa komandanti i “Brigadës 123”, deputeti i Parlamentit të Kosovës z.Blerim Kuçi, luftën e UÇK-së e ka quajtur luftë të drejtë, çlirimtare dhe të shenjtë: “nuk ka tjetër emërtim të kësaj lufte, pos asaj të shenjtë”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  IKShPK: Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës së Kosovës

Në emër të Bashkisë së Kavajës, ka përshëndetur me një fjalë rasti edhe nënkryetari i Bashkisë, z Genci Gjylsheni, i cili ka shtuar se Kavaja i ka dhuruar njërin ndër bijtë e saj më të mirë Republikës së Kosovës, Indrit Carën, ushtar Kavajën.

Edhe nënkryetari i Bashkisë së Permetit, qytet ku gjatë luftës janë strehuar shumë Suharekas, ka përshëndetur Akademinë solemne.

Pjesë emocionuese ishte edhe fjalimi i drejtorit të Revistës prestigjioze gjermane Stern, i cili ka treguar se si e ka përjetuar vrasjën e reporterit Gjerman Gabriel Gryner, të një fotoreporteri dhe përkthyesit të kësaj Reviste.

U lexua edhe telegrami i ardhur nga Qyteti i Felbahut të Gjermanisë, me të cilin është e binjakëzuar Komuna e Suharekës, tash e disa vite. Gjatë Akademisë u dhanë edhe disa pika muzikore

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.